Një tjetër punonjës i një kompanie private është kapur në flagrancë nga Policia, duke ndotur ujërat e lumit Gjanica. Punonjësi është kapur teksa po shkarkonte mbetje të hidrokarbureve. Shtetasi Gj. P., punonjës i sektorit të pastrimit të kompanisë shkarkonte mbetjet e hidrokarbureve në lumë, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht administratori i kësaj kompanie dhe përgjegjësi i sektorit të pastrimit në këtë kompani.