Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar në segmentin rrugor Sauk-Teg. Policia bën me dije se gjatë kontrollit për 3 orë, nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë policia, e cila pasi sqaron se për tre orë nuk kishte asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.