Një familje në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë në një situatë të pazakontë, pasi u nda përmes dy vendimeve të ndërmarra nga autoritetet në të njëjtën kohë. Jessica Martinez, një pjesë Marinës Amerikane u caktua me detyrë në Lindjen e Mesme në një aeroplanmbajtëse, të angazhuar nga Pentagoni në luftën ndaj Iranit. Në të njëjtën kohë, babai i saj, Humberto Martinez, u deportua në Meksikë nga autoritetet e emigracionit me arsyetimin se ishte ilegal në SHBA. Dy vendimet e marra në fillim të muajit mars kanë hapur një debat në SHBA, teksa publiku po përpiqet të përpunojnë se si një anëtar familjeje dëbohet nga vendi dhe tjetra dërgohet t’i shërbejë vendit.