Top News – Ndizet lufta Afganistan-Pakistan / Talebanët raportojnë se ka civilë të vrarë në sulme
15/10/2025 11:15

Më shumë se 12 civilë janë vrarë në Afganistan, ndërsa përleshje të reja kanë shpërthyer mes forcave të Afganistanit dhe Pakistanit të mërkurën, thanë talibanët, duke shkelur paqen e brishtë që ishte në fuqi për pak kohë pas përplasjeve gjatë fundjavës që lanë të vdekur dhjetëra persona. Dikur aleatë, tensionet e fundit mes dy shteteve të Azisë Jugore shpërthyen pasi Islamabadi kërkoi nga udhëheqja talibane në Afganistan që të ndërmarrë hapa kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet në Pakistan, duke argumentuar se ata operojnë nga Afganistani. Talibanët mohojnë se në Afganistan ka prani të militantëve pakistanezë. “Mëngjesin e sotëm, forcat pakistaneze kryen sulme... më shumë se 12 civilë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën”, shkroi në X zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muxhahid. Talibanët pretenduan po ashtu se kanë vrarë “një numër të madh ushtarësh pakistanezë”, kanë marrë kontrollin e postblloqeve të tyre, u kanë konfiskuar armët dhe tanket dhe kanë “shkatërruar” shumicën e ndërtesave të tyre ushtarake. Zyrtarët pakistanezë fajësuan talibanët për përleshjet dhe thanë se katër civilë janë plagosur në anën e tyre të kufirit. Luftimet kanë vazhduar për rreth pesë orë mëngjesin e së mërkurës dhe forcat pakistaneze e “zmbrapsën” sulmin, thanë zyrtarët. Edhe pse vazhdimisht ka përleshje mes forcave të sigurisë të të dyja shteteve përgjatë kufirit të tyre të kontestuar, 2.600 kilometra të gjatë, luftimet e javës së kaluar ishin më të ashprat që kur talibanët morën pushtetin në Kabul më 2021. Këto dy shtete fqinje kanë mbyllur disa pikëkalime kufitare pas përleshjeve të javës së kaluar, duke shkaktuar ndërprerje të tregtisë dhe duke lënë të bllokuar kamionë me mallra në dy anët e kufirit.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58