Tirana ndez dritat e pemës së Krishtlindjes. Periudha më e bukur e vitit erdhi sërish dhe Tirana ka ndezur mbrëmjen e së hënës dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftoi të gjithë që të jenë më solidarë, më të dashur dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu Tirana mund të kthehet në qytetin e ëndrrave.