Sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, mesditën e së premtes, ndërkohë që qytetarët u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Para ndërtesës së komunës në Zveçan u panë edhe makina të Policisë së Kosovës. Kjo e fundit nuk ka dalë ende me informacione se për çfarë bëhet fjalë.