Ashtu sic tashmë është kthyer në traditë, këtë të martë në Tiranë u ndezën dritat e festave të fundviti. Qytetarët e kryeqytetit u mblodhën në sheshin Skënderbej, në pritje të ndezes së dritave. Ceremonia u cel me këngë festive, ndërsa i pranishëm ishte edhe krybashkiaku Erion Veliaj i cili në fjalën e tij tha se është shumë e rëndëisshme që të gjithë të jenë më solidarë, më të dashur dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, sidomos këtë muaj festash.