Disa ditë pas incidentit të presidentes së Koosvës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, policia e Maqedonisë së Veriut ka nisur hetimet ndaj shefit të sigurimit të kreut të Parlamentit maqedonas Afrim Gashi. Efektivi u paraqit në aeroport me urdhër të kryeparlamentarit Gashi, për të monitoruar dhe mësuar më shumë lidhur me incidentin e presidentes.