Policia italiane arrestoi nënën e autorit të vrasjes së studentes shqiptare, Ilaria Sula. Nors Man Lapaz u arrestua pasi pranoi që kishte ndihmuar të birin e saj, Mark Antony Samson për fshehjen e krimit dhe zhdukjen e trupit të 23 vjeçares shqiptare. Mediat italiane bëjnë me dije se nëna e Mark Antony Samson ka rrëfyer se kishte luajtur një rol aktiv pas krimit pasi. Ajo ndodhej në shtëpi kur djali i saj e qëlloi 3 herë me thikë shqiptaren me të cilën kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.