OKB ka dërguar më shumë se 630 kamionë me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, në zbatim të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjës, janë liruar tre pengjet e para nga Hamasi, ndërsa Izraeli ka lënë të lirë 90 të burgosur. Lajmin për dërgimin e ndihmave humanitare e bëri me dije përmes një postimi në platformën e mediave sociale X, Tom Fletcher, nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare.