Shoqata e Ndërtuesve kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimeve të referencës, duke argumentuar se ky vendim shton barrën tatimore dhe kontribuon në rritjen e çmimit të ndërtesave në kurriz të blerësit. “Çmimet e referencës së parashikuar në këtë VKM gjejnë përdorim për aplikimin e efektit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikuar në ligjin për të ardhurat. Duke i dhënë një tjetër goditje mbi këdo që do të kryejë transaksione me pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë edhe ata që kanë rivlerësuar shtëpitë. Si pasojë çmimet e referencës do të sjellin rritje të menjëhershme të taksës së infrastrukturës, dhe taksës 3% të kontributit të strehimit social”