Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në komunën e Zubin Potokut është dëmtuar sërish nga persona të panjohur. Policia e Kosovës njofton se incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë periudhës 22-25 nëntor, ndërsa dëmet janë shkaktuar në segmentin e bajpasit, pikërisht aty ku një vit më parë ishte regjistruar një sulm i ngjashëm. Sipas njoftimit zyrtar, autorët kanë përdorur mjete të forta për të dëmtuar strukturën e kanalit, i cili është shumë i rëndësishëm për furnizimin me ujë të disa qyteteve të vendit, duke qenë se lidhet me Liqenin e Ujmanit.