Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e punimeve për dy hidrocentralet “HEC Çerem” dhe “HEC Dragobia” në luginën e Valbonës, duke pranuar kështu padinë e 27 banorëve të Bashkisë Tropojë dhe të organizatave mjedisore “TOKA” dhe “Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e alpeve shqiptare”. Ky vendim është në fuqi deri në zgjidhjen përfundmitare të kësaj çështjeje me vendim të formës së prerë.