Dhjetë muaj më parë, nënë Metja, e cila jeton së bashku me djalin e saj Oltin, humbi shtëpinë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Sot, kjo familje nga Petrela, mori çelësat e shtëpisë së re, e rindërtuar falë nismës së suksesshme të dy modeleve të njohura shqiptare, Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi. Nga e njejta nisme u rindertua edhe shtepia e Nuri Cekirrit ne Ndroq.