Komisioni i Ekonomisë votoi projektligjin për administrimin e ndërtimeve pa leje të konfiskuara, si dhe procedurat e shit-blerjes së godinave të konfiskuara. Në procesin e shitjes që do ta kryejë qeveria kanë të drejtën e parablerjes me vlerën e tregut; pronarët e truallit, subjekti ndërtues, si dhe personat e tretë që kanë një marrëveshje juridiko-civile për pronën e konfiskuar. Nëse palët e parashikuara nuk shfaqin interes, objektet dalin në ankand publik.