Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dërguar në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ai ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth! shkresa u depozitua këtë të ënjtje, ndërsa në të ministri thekson se ajo nuk ka vepruar conform ligjhit pasi nuk ka shkuar në terren që të monitorojë nga afër situatën. Madje, interpretimin e prokurores, se në rastin e referuar nga policia e cila specifikonte se strukturat nuk kishin beton, ministry e quan të gabuar pasi ka anashkaluar hetimet.