Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka inspektuar nga afër punimet për prishjen e disa objekteve pa leje, që i hapin rrugë vijimit të Unazës së Madhe të Tiranës, në zonë e mbikalimit të Shkozës. Balla tha se do të përdoren teknologjitë e reja, pamjet satelitore, dronët për të kontrolluar territorin jo vetëm më inspektorë. Ministri deklaroi se IKMT duhet të garantojë parandalimin e çdo forme ndërtimi pa leje dhe mbi të gjitha ndëshkimin penal të kundërvajtësve.