Ish kryetari i Bashkisë së Lushnjes Albert Sanxhaku, ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të shendetit si pasojë e infektimit me covid 19. Mësohet se ish zyrtari i lartë vendor, ka ndërruar jetë pas mestate. Ai ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus pas testimit disa dite më parë dhe së fundmi u dergua për një trajtim më të mirë në Turqi, ku nuk ia doli dot në betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. Albert Sanxhaku ka drejtuar bashkinë e lushnjes në vitet 2007-2011 dhe ishte përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ish kreu i bashkisë ndërroi jetë në moshën 60 vjecare.