Ministri I jashtëm i Bjellorusisë Vladimir Makei, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjecare raporton agjencia shtetëriore e lajmeve Belta. “Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ka ndërruar jetë papritmas”, raportoi Belta. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së minisrit, por dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e probleme shëndetësore. Lajmi gjithashtu u konfirmua edhe nga ministria e jashtme ruse, ku zëdhenësja e këtij institucioni Maria Zakharova, përmes faqes së saj në Telegram, shprehu keqardhjen e ndarjes nga jeta të Makei. Jemi të tronditur nga raportet për vdekjen e kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bjellorusisë, Vladimir Makei”, shkruan Zakharova.