Një tjetër përfaqësues i bluzave të bardha i ka ndërruar jetë në spitalin covid 2 ‘shefqet ndroqi’ ne Tiranë pasi ishte prekur nga koronavirusi. Behet fjalë për kirurgun Agron menzelxhiu. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij e njekohesisht i afëm me kirugun e njohur, mjeku Petrit Vargu. “Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur qe s’ja kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një patologji banale! Mjeku, njeriu i mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve! Askush nuk mund te tjetersoj, ti do te mbetesh gjithmone ai qe te njeh i gjithë populli”, shkruan mjeku Vargu në facebook.