Mbrëmjen e së shtunës është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Selanikut, Giannis Boutaris, i cili kohët e fundit përballej me probleme shëndetësore. Ai ishte kryetari i 60-të i bashkisë së Selanikut, duke qënë në krye të saj nga 1 janari 2011 deri më 31 gusht 2019, pasi fitoi dy herë radhazi mandatin, në një moment të vështirë në kulmin e krizës ekonomike greke. Politikani radikal, biznesmeni vizionar, pionieri i shoqërisë civile, Giannis Boutaris, u adhurua nga shumë njerëz , por edhe u sulmua nga shumë të tjerë për idetë e tij përparimtare. Ai ishte padyshim një personalitet ikonë jo vetëm për Selanikun, por për të gjithë Greqinë.