54 vjecari Robert Cini, i cili qëndronte prej vitit 2001 në burg, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spitalin rajonal të Lezhës. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve thotë se Cini u transportu në spital, pasi pësoi një infarkt të miokardit, por nuk mundi të mbijetonte.