Enver Sheshi, i arrestuar në muajin nëntor të vitit të kaluar në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Fierit ka ndërruar jetë. 59-vjeçari është ndjerë keq pasditen e së shtunës në qelitë e burgut 313, ku mbahej prej javësh. Ai është shoqëruar me shpejtësi në në spital rreth orës 16:00 dhe një orë më vonë u raportua i vdekur. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes të jetë infarkti kardiak.