Gazetari Aristir Lumezi ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Aristir Lumezi ka qenë gazetar i politikës ndërsa ka mbajtur postin e kryeredaktorit të Gazetës Panorama. Përcjellja për në banesën e fundit sipas njoftimit të familjarëve do të bëhet ditën e enjte në orën 12:00. Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.