Shembja e tarracës së një shtëpie në fshatin Qerret, u bë shkak për vdekjen e pronarit të saj, 55 vjecarit Shaban Shehu. Ky i fundit këtë të hënë tentoi të shembte shtëpinë e tij të vjetër, e për këtë kishte punësuar edhe një 27 vjecar Albert Rroshin. Gjatë shembjes së banesës, dy personat i zuri poshtë tarraca, duke bërë që ata të bllokoheshin nën rrënoja. Familjarët njoftuan policinë dhe ambulancën për ngjarjen në fjalë, të cilët pas mbërritjes në vendngjarje transportuan dy të lënduarit në spital.