Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli në Durrës. E reja raportohet se është nga Kosova, teksa sipas njoftimit zyrtar në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune. Megjithatë, nuk janë ende të qarta shkaqet që kanë çuar në vdekjen e saj. Ndërkohë, policia ka nisur hetimi ndaj dy administratorëve të hotelit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku e ndjera qëndronte prej muajit dhjetor 2025.