Një sherr mes tre adoleshentëve ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës, duke shkaktuar edhe vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:10 të paradites, në rrugën “Qemal Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, 14-vjeçari ka ndërruar jetë njëri prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Bëhet me dije se se ata janë nxënës të kësaj shkolle, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre. Sakaq është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.