Tre të moshuar, dy prej të cilëve vëllezër janë gjetur të vdekur këtë të hënë nga shërbimet e policisë. Rasti i parë u regjistrua në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ku vëllezërit Sabri dhe Novrus Velaj, 90 dhe 85 vjeç u gjetën të pajetë në banesën e tyre rreth orës 11:00 të së hënës.