Gjykata e Posaçme e Apelit i refuzoi kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Enver Sheshin vetëm dhjetë ditë më parë. 59-vjeçari kërkoi përmes përfaqësuesve të tij ligjorë një masë sigurie tjetër më të butë, së bashku me Arben Dervishajn dhe Regan Merdani, pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit. Kërkesa e të ndjerit shoqërohej në dosje bashkë me parashtrimet dhe argumentimet që lidheshin me shkaqet shëndetësore. Por, këto parashtrime nuk janë marrë parasysh nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi në vendimin e marrë më 29 dhjetor.