Në natën e ndërrimit të viteve 35 persona janë paraqitur në urgjencën e qendrës klinike universitare të kosovës për të kërkuar trajtim pas lëndimeve të marra nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Por, mes tyre ka patur edhe dy pacientë të plagosur me armë zjarri. Specialisti i Mjekësisë Emergjente në QKUK, Ejup Govori thotë se pas trajtimit mjekësor shumica e të lënduarve janë kthyer në shtëpi por dy prej tyre i janë nënshtruar operacioneve.