Pas gati 2 orësh takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe krerëve të partive politike ka përfunduar, pa arritur një konsensus bashkëpunimi për të shmangur çdo bllokadë ndaj institucioneve të Kosovës. Pas takimit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka heshtur para mediave. Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në takim me presidenten Osmani u dëshmua se askush nuk mund të formojë qeverinë e re në legjislaturën aktuale.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						