Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier së bashku me ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë mbajtur takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në një prononcim pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti është shprehur që pas konsultimeve me NATO-n kanë vendosur të mos e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit.