Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës ngjalli reagime të ashpra në Kosovë, duke bërë që edhe ambasadorët e fuqive perëndimore të shprehin zhgënjimin e tyre në lidhje me procesin duke kritikuar qeverinë Kurti. Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas një procesi disa javor, ku garuan disa kandidatë votoi në mënyrë unanime njërin prej tyre, Blerim Isufaj. Procesi i përzgjedhjes së tij, menjëherë u kundërshtua nga shoqëria civile që monitoruan procesin. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i drejtuesit të zyrës së BE-së në Kosovë, i ambasadorit amerikan dhe atij gjerman. Tomas Szunyog, kreu i zyrës së BE-së në Kosovë “u shpreh i zhgënjyer dhe i habitur për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.