Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi ndërhyrjen e Bashkisë në rrugën Muzakët në njësinë numër 9 në kryeqytet. Veliaj tha se pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje.