Miqtë, kolegët dhe dashamirësit do i japin lamtumirën e fundit publicistit dhe gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji në ambjentet e Universitetit të Arteve të Bukura paraditen e 25 gushtit, nga ora dhjetë deri në mesditë. Ndarja e parakohshme e tij nga jeta, krijoi një boshllëk për të gjithë ata të cilët përgjatë viteve u njohën me penën e spikatur dhe analizën e tij të veçantë. Një vit më parë, në ditën e lamtumirës se kolosit të letrave shkrimtare, Ismail Kadare; gazetari Artur Zheji do e quante vdekjen një zonjë madhështore që një ditë vendos drejtësi hyjnore.