Dhjetëra besimtarë u mblodhën këtë të diel në kishën e Shën Gjergjit në Fier për të marrë pjesë në meshën e veçantë përkujtimore në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë. Mesha tradicionale e së dielës, e udhëhequr nga At Dhimitri, u kthye në një homazh të përzemërt, duke përfshirë lutje për shpirtin e Kryepeshkopit.