Top News/‘Ndarja’ fundi i Republikës Sërpska! SHBA kërcënon:Propozim i rrezikshëm e i papërgjegjshëm
24/05/2024 12:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”. Të enjten, Qeveria e Republikës Sërpska tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore". Qeveria e Republikës Sërpska e bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Ambasada amerikane tha se ky propozim është në mospërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”. “Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i konsideruar përgjegjës ata që i rrezikojnë ato”, thuhet në komunikatë. Ajo akuzoi Millorad Dodik, presidentin e Republikës Sërpska dhe Qeverinë e kësaj republike, se janë përpjekur ta justifikojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim që të frikësojnë popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”. “Faktet janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Nuk ka konspiracion ndërkombëtar për të ndarë Republikën Sërpska dhe Dodik nuk mund ta gjejë asnjë deklaratë ku një zyrtar amerikan bën thirrje për shuarjen e Republikës Sërpska”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Veprimet e Dodik, sipas Ambasadës, rrezikojnë të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që e do populli i Bosnjës, përfshirë Republikën sërpska.

Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45