Top News – Ndalon udhëtimet nga 12 shtete / Trump firmos urdhrin, ndëshkon Afganistanin e Iranin
05/06/2025 12:16

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12 shtete, përfshirë nga Afganistani dhe Irani. Një ndalesë të tillë udhëtimi, Trump e kishte ndërmarrë edhe gjatë mandatit të parë presidencial. Presidenti amerikan tha se ndalesa e udhëtimit është e nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste, sic ishte edhe sulmi që ndodhi më 1 qershor në Kolorado. Autoritetet kanë thënë se një grup personash që protestonin në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi u sulmuan nga një shtetas egjiptian. “Sulmi i fundit terrorist në Kolorado ka nxjerrë në pah rreziqet ekstreme që i kanosen vendit tonë nga hyrja e shtetasve të huaj që nuk kanë kaluar nëpër kontrolle siç duhet, si dhe nga ata që vijnë këtu si vizitorë të përkohshëm dhe qëndrojnë më gjatë sesa lejohet me vizat që posedojnë. Ne nuk i duam ata”, tha Trump përmes një video-mesazhi. Sipas policisë, i dyshuari për sulmin në Kolorado, Mohammed Sabry Soliman, hodhi mjete plasëse dhe spërkati grupin me benzinë. Pesëmbëdhjetë persona u plagosën. Zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se Soliman gjendej në SHBA në mënyrë të paligjshme, pasi ai kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të vizës së tij turistike.

Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
DIGITALB DIGITALB