Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale H.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”. Aksioni për arrestimin e tij është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.