Policia kufitare e Kakavijës ka vënë në pranga një 47 vjeçar, të shpallur më herët në kërkim për kultivim masiv lëndësh narkotike në Nikël të Krujës. Megaoperacioni i kryer nga forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në 31 maj, u shoqërua me monitorime me dronë të kryera nga policia e shtetit dhe Guardia di Finanza. Si rezultat i këtij aksioni u evidentuan të ashtuquajturat “shtëpi bari” dhe u sekuestruan më shumë se 20 mijë rrënjë kanabis.