Rajoni Gironde përreth Bordosë ka ndaluar aktivitetet në ambjente të hapura dhe ato në ambjente të mbyllura pa ajër të kondicionuar – tha një zyrtar për radion publike franceze, ndërsa vendi është mbërthyer nga një valë e parakohëshme të nxehti. Zyrtarët lokalë thanë se koncertet dhe tubimet e mëdha, përfshirë edhe një pjesë të festës zyrtare të 18 qershorit, janë anuluar ndërsa festat private, si dasmat, do të vazhdojnë të lejohen.