Një shtetas grek ka tentuar të nxjerrë nga Republika e Shqipërisë, 18 150 euro pa i deklaruar. Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore ka sekuestruar shumën e parave, ndërsa ndaj shtetasit grek 53-vjeç është nisur një procedim penal. Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E. R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.