Bejruti vijon të jetë objektiv i sulmeve të ushtrisë izraelite. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në kryeqytetin libanezë, ku shumë njerëz tashmë janë larguar nga banesat e tyre pas paralajmërimeve të ushtrisë izraelite për sulme. Kjo është Riham, Një banore e Darhye. Ajo tregon se pasi u dha urdhri i evakuimit, aho bashkë me famijen e saj janë vendosur në këtë çadër, ku po qëndrojnë prej katër ditësh. “Askush nuk na ndihmon pasi këtu ka shumë si ne.” Nuk kemi ku të shkojmë - thonë ajo - urojmë që mbas bombardimeve banesa jonë të mos jetë dëmtuar. Riham tregon se autoritetet i kanë lënë në harresë dhe se nuk po u sigurojnë asnjë mbrojtje. Bombat janë kthyer dhe në një tmerr për fëmijët e vegjël. Ndërkohë apeli i banorëve është që të ndalet lufta.