Ekspertët në Kosovë e cilësojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për t’iu ndaluar njëmbëdhjetë personave vizitat te ish-presidenti, Hashim Thaçi si shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe si një vendim i palogjikshëm. Sipas avokatit të akderiduar nga Gjykata Speciale, vendimi është në shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane, i cili i garanton secilit njeri të drejtën për jetë private dhe familjare.