Kolegji i Gjykatës Supreme në Kosovë ka refuzuar kërkesën e një organizate për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit që ndalon mbulesën islamike për nxënëset në shkollat e mesme dhe të larta në Kosovë. Sipas mediave në Prishtinë, gjykata e ka konsideruar si të pabazuar në ligj pretendimin e organizatës se vendimi i ministrisë shkel të drejtat dhe liritë kushtetuese të vajzave që mbajnë shami. Gjykata Supreme thotë se nga analizimi i Kushtetutës dhe dispozitave të tjera ligjore në fuqi, rezulton se Ministria e Arsimit autorizohet që të përcaktojë rregullat e sjelljes, përfshirë këtu edhe uniformën e nxënësve nëpër shkolla.