Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë ndryshimin e mënyrës së zbatimit të rregullores së bankës qëndrore të Kosovës, e cila ndalon dinarin serb. Diplomati amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi shprehu shqetësime për ndikimin që mund të ketë rregullorja e re e bankës qëndrore tek komuniteti serb.