Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.