Ozzy Osbourne, vokalisti legjendar i grupit heavy metal Black Sabbath, u nda nga jeta të martën në moshën 76 vjeç, tha familja e tij, vetëm disa javë pasi dha një koncert epik lamtumire.Këngëtari i jashtëzakonshëm, i cili u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2019, ndërroi jetë pak më shumë se dy javë pasi u shfaq në një koncert të fundit para një turme të madhe njerëzish, në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, në Angli.