Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Abdi Baleta. Baleta lindi në vitin 1941 në fshatin Gur i Bardhë të Matit. Ai studioi për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.