Protestuesit ultra-ortodoksë luftuan me policinë pranë Tel Avivit të martën disa orë pasi ushtria izraelite tha se do të fillonte të lëshonte thirjre që burrat e komunitetit fetar të bëhëshin pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, edhe pse historikisht ata kanë qen të përjashtuar. Studentët ultra-ortodoksë të seminarit po thirren pasi lufta e Izraelit në Gaza dhe konflikti i mundshëm me Hezbollahun në kufirin verior pakëson burimet dhe nxit pakënaqësinë kundër atyre që nuk duhet të shërbejnë.